Nis furnizimi me ujë përmes autoboteve, në zonat ku ka reduktime

Në Fushë-Kosovë, Obiliq, Drenas dhe lagjen “Kalabria” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë.
Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije.
KRU “Prishtina” në ndërkohë ka bërë të ditur se ka nisur furnizimi me ujë përmes autoboteve në qendër të Drenasit, Poklek të Ri dhe të SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë-Kosovë.