75 Mall Live Search
15:11 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / KV

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje, bëhet thirrje për raportim të rasteve

Në vend ka nisur në fushatë me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo fushatë është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:

TEL: 192;

info@kosovopolice.com;

Aplikacioni “Lajmëro Policinë”;

Në stacionin më të afërt.