Nis fushata për vaksinim kundër Covid-19

Përmes disa fotografive, Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për vaksinim kundër Covidit-19, shkruan Indeksonline.
Aty thuhet se vaksinimi është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në ndalimin e pandemisë.
Maska, higjiena dhe distanca ndihmojnë në zvogëlimin e mundësisë së infektimit me Covid-19, por këto masa nuk janë të mjaftueshme.
Vaksinat do të funksionojnë me sistemin tuaj imunitar kështu që do të jetë gati për të luftuar virusin nëse ekspozoheni.

Duke u vaksinuar ju mbroni veten dhe të tjerët. Ne nuk e dimë shkallën në të cilën vaksinat Covid-19 do të parandalojnë individët që të transmetojnë virusin. Sidoqoftë, vaksina mbron individët nga virusi dhe zvogëlon gjasat e transmetimit te të tjerët.

Shkalla në të cilën antitrupat veprojnë gjatë infektimit me Covid-19 është ende në studim. Ende nuk dihet niveli i nevojshëm i antitrupave që ndihmojnë në mbrojtje ose riinfektim.
Prandaj, edhe ata që kanë kaluar virusin Covid-19 mund dhe duhet të marrin vaksinën.
Ndryshe, mbrëmë në Kosovë arritën 24 mijë doza të vaksinave kundër Covidit-19 nga mekanizmi “COVAX”./Indeksonline/
