Nis grumbullimi i mjeteve për Amra Mjekiqin, mërgimtari dhuron një mijë euro

Ka filluar grumbullimi i mjeteve financiare për ndihmë në shërimin e Amra Mjekiqit nga Shipitulla, e cila u konstatua se vuan nga sëmundja e Leukemisë.
Familja ka kërkuar ndihmë publike, derisa për ta bërë një gjë të tillë tashmë janë lajmëruar disa qytetarë.
Në kuadër të grumbullimit të mjeteve financiare për shërimin jashtë vednit të Amra Mjekiqit, ka ndihmuar edhe humanisti nga Skenderaj, Alfred Dibrani.
Ai po vazhdon t’i ndihmoj njerëzit që kanë nevojë për mbështetje.
Vetëm pak ditë pasi kontriboi me një mijë euro për shërimin e vogëlushtit nga Peja, Dibrani sot ka dhuruar një mijë euro për shërimin e Amra Mjekiqit.