75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Burim

Nis grumbullimi i qytetarëve për protestën në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën në Hagë kundër Gjykatës Speciale.

Protesta e cila pritet të fillojë nga ora 14:00 ka bërë bashkë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.

Pak para protestës, disa prej tyre u mblodhën edhe te Gjykata Speciale me thirrjet për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.