09:36 / E Martë, 12 Tetor 2021 / FG

Nis hetimi për vdekjen e një personi pasi mori vaksina të llojeve të ndryshme

Është nisur një hetim për vdekjen e një 39-vjeçari në rrethin Bua Yai në Tajlandë. Ai vdiq një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Covid-19 të një lloji tjetër.

Supoj Prasarnchue, i rrethit Bua Yai, vdiq më 7 tetor në spitalin Bua Yai, transmeton Indeksonline.

Atij iu dha një dozë e parë, e vaksinës Sinovac, më 30 gusht. Më 30 shtator ai u vaksinua për herë të dytë, me vaksinën AstraZeneca.

Pasi mori dozën e dytë në spitalin Nong Pluang në rrethin Bua Yai, ai u kthye në shtëpi. Më vonë ai kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje koke.

Më 4 tetor, Supoj telefonoi nënën e tij Nattha Nawo dhe i tha se nuk ishte mirë. Të afërmit e dërguan për trajtim në spitalin Bua Yai.

Rrezet X treguan se ai kishte pësuar hemorragji në tru. Ai u trajtua në kujdes intensiv për tre ditë dhe u shpall i vdekur më 7 tetor, raporton Bangkok Post.

Të afërmit pyetën rrethanat e vdekjes së tij dhe nëse përzierja e dy vaksinave pas vetëm një muaji mund të jetë një shkak.

Nëna tha se Supoj ishte mirë me shëndet para vaksinimit të dytë. Ai shpresonte se doza e dytë do t’i mundësonte të udhëtonte më lehtë për të parë fëmijën e vet dyvjeçar, i cili jetonte me gruan e tij të ndarë në Nakhon Phanom.

Shefi i shëndetit publik në Nakhon Ratchasima, Narinrat Phitchayakhamin tha të martën se kishte urdhëruar zyrën e shëndetit të rrethit dhe spitalin Bua Yai të hetonin vdekjen e tij./Indeksonline/