11:55 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nis implementimi i trajnimit “Digital Marketing an Essential Tool for Stratups” në kolegjin Globus

Kolegji “Globus” në kuadër të javës ‘Global Entrepreneurship Week Kosovo 2017’, ka filluar të implementojë trajnimin “Digital Marketing an Essential Tool for Stratups” nga eksperti i marketingut digjital, Kujtim ZEBICA.

I pranishem ishte edhe profesori i nivelit ndërkombëtar Prof.dr. Besnik KRASNIQI i cili foli për impaktin e Marketingut Digjital në Ndërmarrësi dhe rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike në nivel Global.

Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe me të rinjë nga e gjithë Kosova dhe Kolegji Globus me mbështetje të Innovation Centre Kosova (ICK) ka vendosur që në kuadër të #GEW2017 ta ofrojë falas trajnimin. Qëllimi i këtij trajnim është t’i mundësojë pjesëmarrësve me bagazh të ndryshëm të kuptojnë se si të zhvillojnë dhe vënë në funksion një plan të marketingut për ndërmarrje të reja. Aftësitë dhe njohuria e mësuar do ta mundësojnë një student që të identifikojë cilat teknika dhe teori digjitale te marketingut janë më të përshtatshme për një ndërmarrje, pa marrë parasysh a janë biznes i ri apo pjesë e një organizate ekzistuese.

Me përfundimin e këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen: të kuptojnë rolin e kanaleve digjitale në një kampanjë te integruar të marketingut dhe arsyerja se pse ju duhet një strategji digjitale. Do të kenë informatë rreth kanaleve kryesore të marketingut digjital (media sociale, paraqitje digjitiale, marketing me email, uebsite, etj.) dhe rëndësia që ka secili kanal në dhënjen e ndihmës për rritjen e ndërmarrjeve te reja dhe ekzistuese. Ata do të aftësohen në analitikën e marketingut dhe aplikacionet praktike duke lehtësuar përdorimin e të dhënave në marketing.

#GEW2017