75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Nis intervistimi i dëshmitarëve për vrasjen e 4-fishtë në Pozhoran, Policia: Jemi të tronditur nga kjo ngjarje!

Pas nxjerrjes së trupave të pajetë të katër anëtarëve të familjes Zuka në Pozheran të Vitisë, për media ka folur edhe nga Policia e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjilanit, ka thënë se kjo vrasje e katër vetave ka tronditur të gjithë.

“Policia në Viti është njoftuar rreth orës 18:00 për disa të shtëna me armë zjarri dhe njësitet me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para është parë që ka viktima. Kjo vrasje e katër vetave na ka tronditur të gjithëve, jo vetëm fshatin”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa nënkoloneli i policisë në këtë rajon, ka thënë fillimisht kanë nisur ekzaminimin dhe gjetjen e dëshmitarëve të mundshëm.

“Ne tani jemi në procesim në vend të ngjarjes dhe fokusi është të mbledhim çdo dëshmi fizike me qëllim të kemi një hetim sa më profesional. Po ashtu hetuesit janë në terren për dëshmitarë.

Mund të konstatojmë që 3 viktima janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa një në kopësht.

Ende s’kemi informacione në lidhje me motivimin e ngjarjes. Ne kemi nisur intervistimin e dëshimtarëve, por s’kemi detaje rreth deklaratave të tyre. Do të kërkojmë po ashtu bashkëpunim edhe nga shteti evropian ku kanë jetuar”, tha ai./Indeksonline