75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nis Kampionati Botëror i Atletikës, atleti kosovar ka këtë qëllim

Nis Kampionati Botëror i Atletikës, i cili do të mbahet nga 27 shtatori deri më 6 tetor në Doha të Katarit.

Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jetë edhe atleti nga Kosova, Musa Hajdari, i cili do të garojë në disiplinën 800 metra, shkruan Indeksonline

Hajdari është gjithashtu bursist olimpik Tokio 2020, ndërsa ka fituar dy medalje të argjendta në Kampionat Ballkanik.

I kontaktuar nga Indeksonline, Musa Hajdari, ndiehet optimist dhe shprehet se do të japë gjithçka nga vetja, ndërsa thotë se do të synojë ta thyejë rekordin shtetëror.

“Duhet te jemi realist e të potencojmë atë që është për momentin aktuale. Jemi në ngjarjen më të madhe botërore të mbretëreshës së sporteve, pra ne kampionat botëror, ku konkurenca ne secilën diciplinë dihet shumë mirë se çfarë është. Me gjithë të gjitha rrethanave të cilat kemi ardh deri këtu, prap se prap presum një paraqitje të denjë, së paku të kemi rekord shtetëror nese jo diçka më teper, edhe pse gara e tilla dinë të jenë shume taktike edhe të prishen pritshmëritë, por gjithsesi do i futemi gares me qëllim shumë të qartë, që të japim me të mirën e mundshme nga vetja” – u shpreh atleti kosovar për Indeksonline.

Ai tha se që nga dita e mërkurë është vendosur në Doha të Katarit, ndërsa thekson se temperaturat janë jashtëzakonisht të larta.

“Jemi që nga e merkurja në mengjes këtu, kemi zhvilluar edhe seancat e fundit para garës të së shtunës. Duhet cekur që temperaturat janë shumë të larta rreth 40 gardë… Por do theksuar se një numer i madh i garuesve kanë qenë në përgatitje në vende me klimë të ngjashme sikurse këtu, gjë që ju ndihmon ne adaptim për këtë garë” – theksoi Hajdari.

Musa Hajdari do të paraqitet nesër, e shtunë me fillim nga ora 17:15 me kohën tonë lokale, ndërsa ka përfunduar edhe seancat e fundit përgatitëse para garës./Indeksonline/