19:08 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nis koncerti festiv në Pejë, mbushet vetëm reshti i parë

Sot në gjithë vendin është festuar 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitetet e organizuara në këtë përvjetor kanë nisur qysh në orët e para të mëngjesit, ndërsa do të vazhdojnë deri në ato të mbrëmjes.

Edhe qyteti i Pejës, kishte organizuar një program kulturor në nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që nisi qysh në orën 10:00 në Muzeun e qytetit, me ekspozitën “PEMA në Muzeun e Pejës”, për të vazhduar më pas në institucione të tjera të artit dhe kulturës, përcjellë Indeksonline.

Ky program do të përmbyllet me një koncert festiv me Këngë dhe Valle në Teatrin “Istref Begolli”. Derisa koncerti ishte paraparë të nis në orën 19:00, ajo që vërehet në sallë është prania e vogël e qytetarëve, madje as reshti i parë nuk është mbushur./Indeksonline/