11:14 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Nis konferenca e OBI-së në Bangladesh: Këto janë tri objektivat për Kosovën

Konferenca ministrore e vedeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që grupon 57 shtete anëtare ka nisur punimet në Daka të Bangladeshit. Ku nga Kosova përfaqësohet me statusin e mysafirit të veçantë, prej zëvedëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Tri objektivat e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar të nivelit të lartë gjatë kësaj konference është lobimi  për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimin në Interpol, aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI, që synojnë të avansojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

Në këtë Konferencë merr pjesë si e ftuar speciale edhe Kosova, me një delegacion kryesuar nga numri dy i qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. 57 shtetet anëtare përfaqësohen nga dhjetëra Ministra të Jashtëm, Zëvendëskryeministra dhe Diplomatë të nivelit të lartë së bashku me një numër të madh përfaqësuesish nga shtete vëzhgues.

Për këto objektiva, Pacolli u takua me homologët e tij nga Bangladeshi, Arabia Saudite, Azerbaixhani, Kazakistani, Guajana, Ishujt Komore, Palestina, Surinami, Maldivet, Mozambiku, etj.

“Konferenca e sivjetme shënon kalimin e drejtimit të radhës së kësaj organizate nga Bregu i Fildishtë tek Bangladeshi. Tema kryesore e saj është “vlerat islamike për paqe të qëndrueshme, solidariteti dhe zhvillimi”,  me fokus të veçantë tek drama e refugjatëve Rohinga, që janë spastruar etnikisht prej territorit të Myanmarit, duke u shpërndarë në vende fqinjë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, punimet e seancës së parë  u përshëndetën nga Kryeministrja e Republikës Popullore të Bangladeshit, Sheikh Hasina. Për të treguar rëndësinë, që i jep marrëdhënieve me këtë pjesë të botës dhe qasjen bashkëpunuese me të, në Konferencë merr pjesë edhe Ministrja e Jashtme e Kanadasë, zonja Christia Freeland, e cila ju drejtua me një fjalim të vlerësuar, këtij forumi ndërkombëtar.

Pacolli pati një takim të shkurtër edhe me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland./Indeksonline/