07:13 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nis Konferenca Shqiptare e Biologjisë dhe Mjedisit

“Konferenca Shqiptare e Biologjisë dhe Mjedisit (KShBM) /Albanian Conference on Biology & Environment (ACBE)”, do të organizohet sot.

Hapja solemne e konferencës do të bëhet në ora 17.00 në sallën e madhe të Bibliotekës Universitare.

Konferenca ka për qëllim të mbledhë bashkë shkencëtarët nga rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar punët e tyre dhe për të nxitur bashkëpunimin në fushat përkatëse. Kjo jo vetëm në frymën e fuqizimit të shkencave biologjike në rajon, në fushat themelore, apo në ato praktike, por dhe për më shumë ndërgjegjësim se së bashku mund të ecim më mirë, dhe më larg.

Kjo Konferencë zhvillohet në kuadër të marrëveshjeve institucionale të nënshkruara mes Universitetit të Tiranës me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës.