Nis Kuvendi zgjedhor i AAK-së, pritet zgjedhja e kryetarit të ri
Ka nisur Kuvendi zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë Kuvend pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie, raporon IndeksOnline.
Zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë edhe ‘timonin’ e këtij subjekti politik.
Gjatë 26 vjetëve Aleanca ishte udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i cili dy herë ishte edhe kryeministër i Kosovës.

Në rrugëtimin e tij politik, Haradinaj, ishte përballur edhe me gjykimin në Hagë ku në këtë betejë me drejtësinë kishte dal fitues duke u shpall i pafajshëm.
Kjo njëherit shënon edhe një moment të ri për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. /IndeksOnline/

