11:54 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / mp

Nis marshi protestues për gruan e vrarë dje në Pejë

Sot po zhvillohet marshi protestues për gruan e vrarë dje në Pejë. Pjesëmarrja është goxha e lartë, e në mesin e qytetarëve që po marshojnë është edhe vajza e së ndjerës

Tashmë ka nisur marshi protestues për gruan e vrarë dje në Pejë, ku po dyshohet se bashkëshorti i saj e kreu vrasjen.

Pjesëmarja në këtë marsh është e lartë.

Përmes pamjeve të siguruara nga Dukagjini shihet se shumë qytetarë kanë zgjedhur këtë të mërkurë të bëhen pjesë e këtij marshi.

E pranishme në marsh shihet të jetë dhe vajza e së ndjerës.

Kujtojmë që sot në Kosovë është në ditë zie në kujtim të të gjitha vajzave dhe grave të vrara në Kosovë.

Ky vendim u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve të fundit, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë, sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit, Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë.

Edmond Lajqi po dyshohet për vrasje të rëndë e po ashtu edhe për armëmbajtje pa leje.