Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi mblodhi Këshillin e partisë për të diskutuar çështjet më me rëndësi dhe programin për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton IndeksOnline.
Në këtë takim do të riafirmohet kandidimi i Albin Kurtit për kryeministër, po ashtu.
Është Albulena Haxhiu ajo që aktualisht po prezanton kandidimin e Kurtit për këtë pozitë.
Në fjalën e saj, Haxhiu kritikoi opozitën për bojkot.
Sipas saj, rruga e bojkotit nga opozita u bë qëllimisht.
“Ne bëmë çdo përpjekje për ta zgjedhur një president me mandat 5-vjeçar” tha Haxhiu, përpara të pranishmëve./IndeksOnline/

