Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Tashmë ka filluar mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Kështu kanë njoftuar nga Zyra e Kryeministrit ku bënë me dije se mbledhja ka nisur nga ora 17:00, shkruan Indeksonline.
Mbledhja vije në ditën kur në Kosovë është shënuar rekordi i zi i vdekjeve nga Covid-19.
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve me Covid-19, kryeminstri Kurti ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021./Indeksonline/