75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Kryesisë, caktohet seanca e jashtëzakonshme

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të caktohet për kërkesën e deputetëve në lidhje me seancën e jashtëzakonshme për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit dhe bastoreve, raporton Indeksonline.

Seanca ishte paraparë të nis nga ora 10:30, kurse seanca nga ora 11:00.

Kjo kërkesë e deputetëve erdhi pas dy vrasjeve të ditëve të fundit që ndodhen pikërisht në kazino. Njëra vrasje ndodhi javën e kaluar në Suharekë, kurse vrasja tjetër ndodhi të mërkurën në një kazino tjetër në dalje të Lipjanit. /Indeksonline/