15:47 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nis mbledhja e kryesisë, pritet të caktohet seanca plenare

Kryesia e Kuvendit para pak minutash ka filluar mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, prezent janë shefat e grupeve parlamentare të partive politike.

Pas përfundimit të mbledhjes, pritet që të caktohet seanca plenare.

Në rend dite ndër të tjerash janë  shqyrtimi i parë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin nr. 04/L-214, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, e të tjera./Indeksonline/