75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 20 Maj 2024 / k.v

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

Në rend dite ndër të tjera është edhe “Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”, në të cilën pritet votimi për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në rend dite, gjithashtu, janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024, propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, si dhe ajo e shqyrtimit të propozimeve dhe të kërkesave.