10:19 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon partia e madhe opozitare

Para pak momentesh ka nisur mbledhje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje mungon Vetëvendosja, ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovë është e pranishme në mbledhje.

Po ashtu, pjesë e saj janë edhe të gjithë përfaqëuesisit e subjekteve politike në pozitë.

Rikujtojmë që pas mbledhje së kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Siç ka njoftuar Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”./Indeksonline/