10:35 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / k.v

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite edhe interpelanca ndaj ministrit Murati

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim është edhe interpelanca ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Në mbledhjen e së hënës, kryesia do të shqyrtojë edhe disa pika nga fushëveprimtaria e saj./IndeksOnline/