Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet caktimi i seancës së re plenare

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili ndërroi jetë të premten.
Kryesia pritet të shqyrtojë një mori pikash, mes tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.