75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / Z S

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së për zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash

Nën praninë e anëtarëve të saj, drejtuar nga lideri Lumir Abdixhiku, LDK ka nisur mbledhjen e kryesisë.

Ky takim ka në agjendë të saj, zyrtarizimin e kandidatëve të këtij subjekti për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tashmë ka nisur zbulimin e disa prej emrave, duke i propozuar, sipas tij, kandidatët e denjë për komunat e caktuara.

Deri tani, LDK-ja ka zyrtarizuar kandidaturën e Driton Selmanajt për Prizrenin, Besnik Osmanin për Fushë-Kosovën, Imri Ahmetin për Lipjanin, dhe Sokol Halitin për Vitinë, Shefqet Shehun për Gjakovë./Indeksonline/