10:08 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Kuvendit komunal të Prishtinës (Video)

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e parë për vitin 2018.

Në njoftimin e lëshuar për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa, si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale.