Nis mbledhja e Qeverisë Kurti, priten shkarkime

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ishte paraparë të fillojë në ora 15:30, por që nisi me vonesë.

Njëkohësisht duhet përkujtuar që në paralajmërimin e mbledhjes nuk është bërë e ditur arsyeja që qoj Kurtin të mbledhë ministrat e tij pasditen e sotme.
Por në këtë mbledhje pritet të merret vendim për shkarkimin e Bordit të Post-Telekomit të Kosovës, si dhe të disa zyrtarëve nëpër ministri./Indeksonline/
