75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / H F

Nis mbledhja për shpalljen e konkursit për anëtarë jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Ka nisur mbledhja e Komisionit të posaçëm për administrimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve jo prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në rend të ditës është shpallja e konkursit për zgjedhjen e një (1) anëtari joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura.