75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nis me disa minuta vones ndeshja Llapi-Buducnost

Nuk ka nisur me kohë ndeshja e Ligës së Konferencës mes Llapit dhe skuadrës malazeze Buduçnost. Kjo pasi tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, ndërsa po bëhet thirrje që kjo të mos ndodhë.

Megjithatë, pas largimit të mjeteve piroteknike, ka filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ballafaqimi ndërmjet Llapit dhe skuadrës malazeze, Buduçnost, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina është para një misioni të vështirë pasi duhet ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ku pësoi disfatë me rezultat 2-0 javën e kaluar në Podgoricë, raporton KosovaPress.

Për ta ndjekur këtë objektiv, Batatina ka nisur ndeshjen me një formacion sulmues, 4-3-3, derisa në tribuna po ofrohet një mbështetje e madhe nga tifozët e pranishëm.