75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 16 Maj 2024 / k.v

Nis me një minutë heshtje seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me një minutë heshtje për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Dje pasdite, kandidati për kryeministër i PDK-së Bedri Hamza, ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare./IndeksOnline/