75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / AR

Nis montimi i skenës ku do të performojë Dua Lipa, ja si duket sheshi Skënderbej

Duket se gjithçka është gati për koncertin e këngëtares së famshme, Dua Lipa, në datën 28 nëntor në sheshin Skënderbej.

Montimi i skenës ka nisur në qendër të Tiranës, aty ku Dua pritet të dhurojë mbrëmje të jashtëzakonshme për festat e Nëntorit. 

Kjo është hera e dytë që këngëtarja me famë botërore rikthehet në Tiranë brenda vitit sepse ishte edhe në gusht për festivalin “Sunny Hill”.

Shqiptarja e famshme, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022, është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme 110 vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në postimin e faqes e festivalit “Sunny Hill” të shpërndarë nga Dua.