17:39 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Nis ndërtimi i qendrës për mirëmbajtjen e automjeteve të Gardës Kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit që do të mirëmbajë automjetes e Gardës Kombëtare.

Në mirëmbajtje do të përfshihen automjetet specialistike të kërkim-shpëtimit, ato të zjarrfikjes, zhytjes e të tjera.

Sipas ministrit Mehaj, kjo qendër do t’i reduktojë shpenzimet si dhe pritjen për rregullimin e tyre.

“Investimi në rregullimin e infrastrukturës dhe logjistikës së ushtrisë sonë ngritë kapacitetet tona operacionale në nivelet më të larta. Bashkë me përgatitjen profesionale të ushtarakëve tanë, kjo do të thotë reagim i shpejt dhe i sigurtë në çfarëdo rrethane” shkroi Mehaj në facebook.