Nis ndërtimi i Qendrës për Punë Sociale në Hajvali, Rama: Po punojmë që askush të mos ndihet i harruar

Hajvalia së shpejti do të bëhet me Qendër për Punë Sociale. Sot janë vënë themelet për ndërtimin e kësaj qendre. I pranishëm ishte dhe kryetari I Prishtinës Përparim Rama.
Rama ka thënë se kjo është një qendër ku qytetarët më në nevojë do të gjejnë mbështetje dhe kujdes.
“Vazhdojmë me investime për mirëqenien sociale n’Kryeqytet! Sot përuruam themelet e Qendrës për Punë Sociale në Hajvali, një vend ku qytetarët më në nevojë do të gjejnë mbështetje dhe kujdes. Shërbimet sociale nuk janë thjesht institucione, por pika mbështetjeje për ata që kanë më së shumti nevojë. Bashkë me Drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, po punojmë që askush në Kryeqytet të mos ndihet i harruar”, ka thënë Rama.