11:54 / E Enjte, 09 Mars 2023 / k.v

Nis ndërtimi i rrugës së re në Prishtinë, Kodra e Trimave lidhet me Shkabajn

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës ka njoftuar fillimin e punimeve në realizimin e një projekti me rëndësi për Prishtinën – lidhjen e Qendrës së Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore të Kodrës së Trimave.

“Ky projekt do të shërbej si tranzit nga Podujeva për Fushë Kosovë, Obiliq e Mitrovicë. Projekti është i shumëpritur për qytetarët e Kodrës së Trimave dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin e DIKMK-së, transmeton IndeksOnline.

Zyrtarë të saj kanë thënë se do të vazhdojnë hapërimin prej projektit në projekt.

Në fshatin Shkabaj po punohet edhe në disa segmente tjera rrugore./IndeksOnline/