14:47 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / LB

Nis ndërtimi i shtëpive në veri

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.

Krasniqi ka thënë se me ministrin Sveçla kanë vizituar disa familje.

“Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastrukturë rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.