16:33 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis ndriçimi dhe dekorimi i Kamenicës për festat e fundvitit, kaq ka paguar komuna

Derisa jemi në vigjilje të festive të fundvitit, shumë qytete në botë tashmë kanë marrë pamje festive.

Prishtina, ka një javë që është ndriçuar, derisa sot pritet të stolisen edhe rrugët e qytetit të Kamenicës.

Përmes, disa imazheve të publikuara në llogarinë Facebook, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka treguar se edhe Kamenica po bëhet gati për festat e fundvitit, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa në faqen zyrtare të kësaj komune është bërë e ditur se sa ka kushtuar ndriqimi dhe dekori i qytetit, ku vlera e kontratës është 9 mijë euro./Indeksonline/