75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 02 Shtator 2025 / Z S

Nis një operacion kërkim-shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, s’dihen ende detajet e rastit

Në Bjeshkët e Nemuna ka nisur një operacion i kërkim-shpëtimit. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, por pa dhënë detaje të hollësishme për këtë rast.

Ata kanë paralajmëruar se më vonë do të japin detaje lidhur me rastin.

“Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Bjeshkët e Nemuna.

Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.