75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / F.R

Nis një projekt i madh në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nisjen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, ndërtimin e bypass-it të Shëngjinit, i cili do të lidhë zonën turistike të Ranës së Hedhun me Velipojën.

Përmes një postimi në facebook, Rama njoftoj se ky investim synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror, duke shmangur trafikun në qendër të Shëngjinit dhe duke krijuar një aks të ri rrugor me rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit.

“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.

Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën. I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës. Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027″, ka shkruar Rama./IndeksOnline/