13:44 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / LB

Nis një rrugë që e lidh Gjakovën me Deçanin

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka nisur një rrugë të re. Projekti infrastrukturor kap shifrën e 90 mijë eurove dhe parasheh që të lidh me një rrugë të re Gjakovën me Deçanin.

“Sot, filluam një projekt të rëndësishëm infrastrukturor në fshatin Bitesh të komunës sonë !
Bëhet fjalë për ndërtimin dhe asfaltimin e një rruge, e cila lidhet me rrugët e asfaltuara ekzistuese të kësaj ane, por edhe fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit.
Ky investim nga Komuna e Gjakovës që kap vlerën financiare rreth 90 mijë euro, do të lehtësojë jetesën e banorëve të fshatit Bitesh, si dhe do të krijojë edhe një mundësi për qarkullim në mes të Gjakovës dhe komunës sonë fqinje Deçanit” shkruan Gjini në njoftim./Indeksonline/