Nis numërimi i votave në Prizen, prinë bindshëm Totaj
Ka nisur numërimi i votave në qytetin e Prizrenit.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prizren po prinë bindshëm Shaqir Totaj me 4880 vota apo 60.62 % të votave.
Ndërsa kandidati i VV-së, Artan Abrashi ka arritur që të sigurojë 3 mijë e 170 vota apo 39,38% të votave.
Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 19:00 kanë votuar 32,15 % qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas KQZ-së në raundin e dytë të zgjedhjeve në 18 komunat të cilat kanë qenë në balotazh, kanë votuar 429,736 qytetarë me të drejtë vote./Indeksonline/

