Nis numërimi i votave për deputetë
Në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se ky proces do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Shumë shpejt, në platformën e rezultateve https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ do të fillojë transmetimi i rezultateve nga QKN-ja.

