Nis numërimi mbrapa për duetin e Xhensilës dhe Ledrit!

Dy nga artistët më të dashur të skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, vijnë për herë të parë me një bashkëpunim muzikor, që pritet të jetë një nga projektet më të fuqishme të këtij sezoni.
Përmes një postimi në Instagram, artistët kanë konfirmuar lajmin që prej javësh kishte ngjallur kureshtje mes fansave.
“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër.”, ka shkruar Xhensila, transmeton IndeksOnline.
Kënga dhe videoklipi do të publikohet nesër në orën 17:00, dhe pritshmëritë janë të larta, si nga fansat, ashtu edhe nga vetë industria.
Bashkimi i zërit të veçantë të Xhensilës me stilin unik të Ledrit pritet të sjellë një hit të padiskutueshëm, me mesazh, ritëm dhe performancë që do lërë gjurmë.
Të gjithë sytë tashmë janë drejt së nesërmes.
Një gjë është e sigurt, kur bashkohen dy emra kaq të mëdhenj, pritet vetëm sukses!
