21:24 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nis ora policore në kryeqytet për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka miratuar vendimin e radhës për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet në gjithë vendin.

Një ndër masat e marra është edhe rikthimi i orës policore në 4 komunat me numrin më të madh të të infektuara, raporton IndeksOnline.

Sipas këtij vendimi, kërkohet nga të gjitha komunat të ri-aktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.

Nga sot, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, duke iu ndaluar funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës.

Indeksonline sjellë pamje me fillimin e orës policiore në Prishtinës.