75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Nis ora policore në Maq. e Veriut

Nis që nga sot ora policore, në Maq. e Veriut. Qeveria mori vendim pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe me qëllim që të pengohet rritja e mëtejme e numrave të të prekurve nga Covidi-19.

Ora policore nis në orën 22:00 dhe zgjat deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ndërkohë që lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim.

Ora policore, që do të nisë sot sipas vendimit të Qeverisë do të zgjasë deri më 22 mars.