75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë, merr pjesë edhe ambasadori Kosnett

Tubimi për Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar” ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.


Kurse në ora 12:00 ka filluar ecja drejt shesheve të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.


Në këtë paradë është pjesëmarrës edhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.


Përveç tij, në “Paradën e Krenarisë” janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë./IndeksOnline/