Nis parakalimi i FSK-së dhe PK-së

Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të FSK-së dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
Dhjetëra ushtarë të FSK-së janë bërë pjesë e parakalimit për nder të Ditës së Çlirimit, raporton Indeksonline.



Përgjatë parakalimit do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.
Ndryshe, 25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe.


