75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Z S

Nis pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet

Pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet ka filluar vetëm gjatë natës, edhe pse gjatë gjithë ditës qyteti ishte i mbushur me bërllog.

Një ditë më parë, kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” njoftoi përmes kumtesës se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë 2.7 milionë euro, “është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.

Më tej në kumtesë të kompanisë “Pastrimi” thuhej se për më shumë se pesë muaj, komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura./Indeksonline/