75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 21 Mars 2024 / S Z

Nis pastrimi i tabelave informuese edhe në gjuhën shqipe, kudo në Kosovë

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se në gjithë territorin e Kosovës ka filluar pastrimi i tabelave informuese në gjuhen shqipe dhe serbe.

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që të rregullojmë të gjitha shenjat në tërë territorin e Kosovës. Rrugët në të cilat janë vendosur shenjat e trafikut janë rrugë te nivelit te rrugëve Nacionale të cilat shërbejnë edhe si rrugë Ndërkombëtare qe lidhin dy apo më shumë shtete dhe nuk kanë te bëjnë me territorin brenda kompetencave të Komunave përkatësisht rrugëve lokale”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Ndërsa ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vepruar dhe po vepron njëjtë me vendosjen e shenjave te trafikut në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke respektuar kështu Kushtetutën dhe Ligjin Nr. 02/L-37 për përdorimin e gjuhëve.