Nis pastrimi masiv i autostradës
Tashmë ka nisur edhe pastrimi i Autostradës ”Ibrahim Rugova”.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shiheni disa makineri që po e kryejnë këtë procedurë.
Kjo vetëm pak ditë pasi që në këtë vend humbi jetën një person.
Po ashtu disa ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”, projekt që përfshin largimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut në disa segmente të autostradës.
Punimet do të kushtojnë 4,673,997.88 euro./Indeksonline/

