20:15 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Nis përurimi i vënies se gurthemelit të Kompleksit “Linda”

Ka nisur organizimi për përurimin e vënies se gurthemelit të Kompleksit “Linda”- projekt ky më i madhi deri me tani në Fushë Kosovë nga kompania Al-Trade.

Në këtë event po marrin pjesë bashkëpunëtorë të kompanisë, afaristë të ndryshëm si dhe shumë miq të Al-Trade Center.

Pjesë e ceremonisë inauguruese është paraparë të jetë edhe kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pastaj kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi si dhe ai i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Al-Trade Center aktualisht operon në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, mirëpo kjo kompani planifikon së shpejti shtrirjen e biznesit të saj edhe në qytete tjera të Kosovës, pasi potenciali dhe kërkesat për zgjerim janë rritur.