16:35 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Nis Plazhi, drejt Vlorës pushues nga Kosova, Maqedonia por dhe Italia

Qyteti bregdetar i Vlorës megjithëse jo zyrtarisht ka çelur sezonin turistik, në qytet kanë ardhur edhe vizitorët e parë.

Në njësitë hoteliere momentalisht peshën kryesore e mbajnë shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Nuk mungojnë as italianët, për të cilët vendi ynë mbetet zgjedhja e duhur.

“Kam ardhur disa herë për të kaluar fundjavën në Vlorë. Në Shqipëri ka shërbime shumë dhe mundësi shumë të mira. Këtu mund të gjesh diell dhe det të mirë. “

Vizitorët shprehen se atraksionet turistike e bëjnë Vlorën qytetin më të bukur në Shqipëri. Ndërrkohë vendasit shpresojnë për një sezon turistik të çliruar nga pandemia ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Operatorët turistik të Vlorës kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik duke diskutuar risitë e këtij viti dhe ofertat që do sjellin në treg.