75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Z S

Nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon Jock Covey

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës do të dëshmojë Jock Covey. Ai do të japë dëshminë për 2 deri në 3 ditë.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, trupi gjykues, më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale.

Trupi gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele. Në rastin e z. Selimi, trupi gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e trupit gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.

Sipas mendimit të trupit gjykues, rreziqet e identifikuara mund të zvogëlohen vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Trupi gjykues mbajti parasysh se të akuzuarit gjenden në paraburgim për një kohë të gjatë, por vazhdimin e paraburgimit e gjykoi të arsyeshëm bazuar në faktet se ndaj të akuzuarve janë ngritur akuza për krime të rënda ndërkombëtare, ku pretendohet se ata luajtën rol të rëndësishëm dhe mund të përballen me burgim të gjatë në qoftë se shpallen fajtorë./Indeksonline/